Me referendumin e dytë të 17 tetorit për ndryshim të ndëshkohen antivlerat me largim të plotë nga pushteti kriminal!

Me referendumin e dytë të 17 tetorit për ndryshim të ndëshkohen antivlerat me largim të plotë nga pushteti kriminal!
Me referendumin e dytë të 17 tetorit për ndryshim të ndëshkohen antivlerat me largim të plotë nga pushteti kriminal!

Skender Mulliqi

  • 23 August 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Askush nuk pret që varfëria të shkulet më rrënjë mbrenda natës , por edhe askush nuk ka pritur së do të kemi kaq dallime sociale .Një kategori e njerëzve të politikës dhe të biznesit , janë pasuruar mbrenda natës , duke i dhënë fotografi të keqe Kosovës.Këta janë bërë fotografia e lansimit të rrenave dhe manipulimeve të cilat tashmë janë bërë të gerditshme, bashkë më mediet e tyre. Dallimi i jetës së tyre në krahasim më kategorinë shumicë , është si nata më ditën.

Njerëzitë të cilët nuk kan askënd në medie, apo kan shumë pak , e të cilët shkruajnë , edukojnë dhe mësojnë nxënësit dhe studentët , botojnë libra , krijojnë , nuk dukën askund, së nuk mundën, apo thënë më mirë nuk po i lejojnë në pushtet dhe në opozitë .Nuk janë të inkuadruar në sisiteme, ku po dominojnë më shumë antivlerat së sa vlerat.Kur kemi sisteme pa etikë , sigurishtë së vlerat nuk vijnë në shprehje! Që të kemi sisteme me vlera të mirëfillëta , duhet të kemi krejt rregulla tjera , dijeni, drejtësi , moralitet , mirësi ...Sigurishtë së kjo kategori njerëzore e dojnë pa hile atdheun dhe kombin e vet.Shumë thjeshtë është të jesh egoist, primitiv , i pa skurpultë , shkurt njeri retrogradë.Kjo natyrisht së tingëllon paradoksale , por është shumë e vërtetë së në Kosovë kemi një gjendje të tillë , ku po dominojnë antivlerat ! Tash është koha që me referendumin e dytë të 17 Tetorit për ndryshim të ndëshkohen antivlerat me largim të plotë nga pushteti.

Popullit i janë bërë ndërskamca shumë të këqija për gjatë këtyre vitëve nga oligarkët politiko-financiarë.Gadi në tërsi i kan përjashtuar nga sistemi shoqëror dhe politikë.Të lihen njerëzit tanë të vuajnë , kësaj I thonë pa ftyrësi e llojit të vet.A ka kuptim që në shekullin 21 njeriu i ndershëm I Kosovës, të mundohet në mënyre titanike për ta siguruar bukën e gojës , e mos t ë flasim për gjerat tjera ekzistënciale ?!Mjaftë është bërë me politika jo funksionale .Të rrezikuarit dhe të varfëritë e Kosovës, deri më zgjedhjet e fundit nacionale ,kan mbetur pa ata që I përfaqësojnë të drejtët e tyre politike dhe institucionale !

Pushtei i ri nuk guxon të largohet nga realizimi I interesave të popullit, për qka edhe e ka marrë besimin.Kur po afrohet muaj shtator, kur edhe fillon procesi mësimor, shumë prindër nuk i kan kushtet që fëmijët e tyre të shkollohën .Madje, ka njerëz të cilët rrëfejnë së janë duke jetuar shumë keq, dhe as që i kan mundësitë që fëmijëve të tyre, tua plotësojnë kushtet më elementare të shkollimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"