Alarmante: 17 viktima dhe 1 mijë e 67 raste të reja me COVID-19

  • E.K /
  • 23 August 2021 - 15:00
 Alarmante: 17 viktima dhe 1 mijë e 67 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 17  viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 67 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim 23 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.

Në total numri i rasteve aktive është 20.467.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)