Detaje nga rasti në Ferizaj: Viktima kishte bashkëjetuar me të dyshuarin në një banesë

  • E.K /
  • 23 August 2021 - 15:09
Detaje nga rasti në Ferizaj: Viktima kishte bashkëjetuar me të dyshuarin në një banesë

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj.

Një vajzë 18 vjeçare me inicialet M.O, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga keqtrajtimi fizik që ka pasur ajo nga i dyshuari me inicialet D.K.

Viktima ishte sjell pa shenja jete në Qendren Emergjente nga dy të dyshuarit.

Nga A.S, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë ndërsa D.K, gjendet në arrati.

Media mëson se viktima kishte bashkëjetuar për disa muaj me të dyshuarin D.K në një banesë.

(Kosova Sot Online)