Sot varroset 18-vjeçarja që u vra në Ferizaj

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 08:46
 Sot varroset 18-vjeçarja që u vra në Ferizaj

18-vjeçarja, M.O që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt do të varroset sot.

Lajmin e ka bërë të ditur dje daja i vajzës së ndjerë.

Ai tha se ceremonia e varrimit pritet të bëhet sot, ndërsa e pamja do të zgjasë tri ditë.

“Nesër bëhet varrimi, tri ditë zgjatë e pamja, dhimbja është e madhe por nuk dina se çka bëjmë”, ka bërë të ditur ai dje gjatë ditës.

Tashmë një person ka përfunduar nën pranga si i dyshuar për këtë rast, megjithatë, Dardan Krivaqa personi me të cilin vajza po bashkëjetonte e që është edhe i dyshuar kryesor në këtë rast, ende mbetet në arrati.

Mbrëmë banorë të Ferizajt kanë thënë se e kanë parë Krivaqën në lagje, derisa njësia speciale ka kryer bastisje në banesën ku ndodhi krimi.

Babai i vajzës së ndjerë i ka thënë se vajza ka qenë në presion dhe e frikësuar.

(Kosova Sot Online)