Qeveria nuk guxon të harron: Vjeshta është stina e VETTING-ut për fillimin e betejës pa dorëza kundër krimit!

Qeveria nuk guxon të harron: Vjeshta është stina e VETTING-ut për fillimin e  betejës pa dorëza kundër krimit!

Hajrullah Tërnava

  • 24 August 2021 - 08:37

Shkruan: ANALISTI-HajrullahTërnava

Të inkriminuarit, të tillët me veprime antiligjore dhe lidhje me krimin e kanë bërë Kosovën si shtetin më të izoluar në rejon, pse jo në botë, prandaj qytetarët me padurim po e presin miratimin e VETTINGU-t, me shpresë që të fillohet me pastrimin e institucioneve nga ata të kriminalizuar dhe t’iu lëshohet rruga njerëzve të shkolluar dhe ligjor që ti kryejnë obligimet e tyre ligjore konfrom kushtetutës dhe ligjeve në fuçi, dhe qytetarët ta ndiejnë praninë e ligjshmërisë në këtë vend.

-Qeveriae re, por aq sa ka kompetenca ligjore dhe kushtetuese, tani e sa kohë ka filluar dhe po i lufton ato tëkëqija që po i imponohen në këto momente të ecjes nëpër kohë, por megjithatë popullata po pret që në të ardhmen, sipas premtimeve që i ka dhënë kjo qeveri, ti lufton mëenergjikisht të gjitha të këqijat pa asnjëmëshirë. Kemi akoma shumë veprime antiligjore të kryera edhe shumë më parë e deri me tani, prandaj kjo qeveri do të duhej që të niset në ofensivë me fillimin e sesionit vjeshtor të punës, së bashku me Kuvendin, me top agjendën e reformës në drejtësi, siç ishte premtuar nga qeveria aktuale, detyrimisht me ligjin Vetting, i imponuar si proces tepër i përshpejtuar edhe nga zhvillimet e aferës tepër kriminale të fundit të përgjimeve.

Deri më tani përfituesit e vetëm nga të ashtuquajturat "reforma në drejtësi", në të kaluarën, ishin koordinatorët e projekteve dhe "ekspertët" e angazhuar si udhëheqës të atyre projekteve, sigurisht edhe ndonjë bartës i një funksioni publik që kishte dhënë "aminin" për realizimin e atyre projekteve. Prandaj kjo ishte pikërisht një lojë interesi pse Sistemi i Drejtësisëpër vite të tëra vetëm u shkatërrua dhe u mundësua instalimi i personave që përfaqësojnë interesat e strukturave kriminale me bazë në politikën e atëhershme SHIK-iste kriminale.
VETINGU si proces është̈ një zotim shpresojmë serioz i të dy krerëve të rinj të shtetit, prandaj kjo lojë e përdorimit nuk guxon tëpërsëritet tani, sidomos nga një Qeveri e re që udhëhiqet nga Albin Kurti e cila në luftë për të dy mandatet e nxori për top prioritet reformën e thellë përmes procesit VETING.

Tani për rrjedhojë nga serioziteti i VETTINGU-t , po afrohet fundi i strukturave SHIK-iste kriminale te instaluara tepër keq në tërë Sistemin e Drejtësisë pasi që po shihet ashiqare tendenca e tyre për rezistencë, pasi që pikërisht shërbëtorëve të strukturave kriminale nga gjyqësori dhe nga prokuroria ju bënë përshtypje dhe frikohen tmerrësisht nga zbulimi i veprimtarisë së tyre evidente kriminale, dhe do t’i zbulonte ata për IMAZHIN E RREJSHËM e kriminal SHIK-ist që kanë ndërtuar si mashtrues ordinerë, se kinse ata janë njerëz të profesionit në sistemin dhe kinse do të zbatonin ligjin.

Fundi po ju afrohet jo vetëm atyre por edhe të gjithëve që ata i kanë punësuar dhe iu kanë qëndrua si mbështetës duke iu ndihmuar në mënyra të ndryshme në veprimtarit kriminale që tani Kosovën e kanë sjellënë këtë gjendje të mjerë, dhe qytetarit ia kanë humbur shpresën e të jetuarit në këtë shtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".