Si do të zhvillohet virusi Covid? 4 skenarë të mundshëm

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 10:57
 Si do të zhvillohet virusi Covid? 4 skenarë të mundshëm

Shfaqja e varianteve të reja ndryshon mënyrën e përhapjes së një virusi, duke e bërë atë më ngjitës, siç kemi parë variantin Delta të SARS-COV-2. Sipas ekspertëve, janë pikërisht variantet e koronavirusit covid që janë të mbikëqyrurit e mëdhenj specialë të momentit, pasi ardhja e një varianti shumë rezistent ndaj vaksinave është një “mundësi reale”.

Një studim i paraqitur nga Grupi Këshillimor Shkencor i Mbretërisë së Bashkuar për Emergjencat (SAGE) paralajmëron mutacionet e virusit dhe përvijon katër skenarë të mundshëm të ardhshëm.

Skenari i parë është ai që sheh shfaqjen e një varianti të ri tepër vdekjeprurës, i cili vret midis 10% dhe 35% të të infektuarve, duke arritur kështu nivelet e MERS (që vrau një në tre të infektuar), por, ndryshe nga ky, i aftë për të kombinuar vdekshmërinë e lartë me ngjitshmërinë e lartë që Covid ka treguar tashmë.

Për skenarin e dytë, autorët hipotezojnë lindjen e një varianti të aftë për të shmangur imunitetin e vaksinës (siç është rasti i Epsilon, i identifikuar për herë të parë në Kaliforni), duke na bërë të kthehemi një vit mbrapa në historinë e pandemisë, kur askush nuk ishte vaksinuar.

Një hipotezë e tretë sheh zhvillimin e një varianti rezistent ndaj ilaçeve antivirale, për të cilin autorët e studimit rekomandojnë ta administrojnë me kujdes, për të përmbajtur zhvillimin e rezistencës ndaj ilaçeve.

Dhe në fund, skenari i katërt, i vetmi pozitiv për ne, e sheh virusin duke u bërë më pak infektiv dhe më shumë i ngjashëm me një nga katër koronaviruset me të cilët kemi jetuar prej vitesh, siç është ai i gripit.

Raporti thekson mundësinë që tiparet e dy varianteve agresivesi alfa dhe beta kombinohen për të krijuar një variant të tretë, më infektiv dhe madje edhe më vdekjeprurës. Mundësia që kjo të ndodhë është e lartë, të paktën për aq kohë sa virusi vazhdon të qarkullojë dhe të gjejë “formula të suksesshme” për t’u përshtatur më mirë me ne.

Sipas Marc Baguelin nga Imperial College London: “nuk ka gjasa që një virus i ri të mund të anashkalojë totalisht çdo lloj imuniteti, të dhënë nga tejkalimi i sëmundjes ose nga vaksina”. Sipas ekspertit, një minimum imuniteti duhet të mbetet, të paktën kundër formave më të rënda të sëmundjes: “Por do të na duhet të përditësojmë vaksinat aktuale, duke përfshirë variantet në zhvillim”.

Skenari i katërt, më i sigurti, përcaktohet nga SAGE si “i pamundur në një afat të shkurtër, por realisht i mundshëm në një afat të gjatë”. Nëse virusi ndryshon në një formë më pak vdekjeprurëse dhe ngjitëse, do të duhen disa vjet, apo edhe dekada, që kjo të ndodhë. Për muajt e ardhshëm është më mirë të përqendrohemi në vaksinimin masiv të sa më shumë qytetarëve dhe të vazhdojmë kërkime për të përshtatur vaksinat, bazuar në variantet e reja që po shohim dhe vazhdojnë të dalin.

(Kosova Sot Online)