Gjendet e mitura pas dy muajsh, ishte duke bashkëjetuar me një person në Prizren

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 10:04
Gjendet e mitura pas dy muajsh, ishte duke bashkëjetuar me një person në Prizren

Në person është arrestuar nga policia pasi ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur që nga muaji qershor.

Vajza ishte raportuar nga familja e zhdukur nga data 21 qershor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore.

BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ

Prizren 21.06.2021-24.08.2021 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare të mitur qe nga muaji  06. 2021, viktima ishte e raportuar si person i zhdukur nga data e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)