Ushtari i FSK-së me uniformë edhe në ditën e martesës

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 10:51
Ushtari i FSK-së me uniformë edhe në ditën e martesës

Dita e martesës padyshim se është një prej diëve më të rëndësishme në për një çift.

Në ditën kur çifti është qendra e gjithë organizimit të dasmës paraqitja e nuses dhe dhëndrit është një nga gjërat kryesore që të sapomartuarit do t’i kushtojnë vëmendje.

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës duket nuk e pati aspak problematike zgjedhjen e kostumit të duhur në ditën më të rëndësishme bashkë me bashkëshorten e tij.

Fotografja Bleonitë Duraku ka publikuar fotografitë e një çifti të sapomartuar ku nusja duket për mrekulli me vellon e bardhë teksa dhëndri ka zgjedhur që edhe në këtë ditë të mbajë veshur uniformën e FSK-së.

“Dashnia është forcë që t’veshë me rrobat e krenarisë”, ka shkruar fotografja krahas fotografive të çiftit të ri.

(Kosova Sot Online)