Sami Kurteshi mohon se e ka sulmuar dikë fizikisht në KQZ

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 13:15
 Sami Kurteshi mohon se e ka sulmuar dikë fizikisht në KQZ

Një medium duke u thirrur në burime sot, ka raportuard se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar  fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kurteshi.

Ai ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra.

“Jo, nuk janë të vërteta. Janë gënjeshtra”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim.

Klan Kosova duke u thirrur në burime gjatë ditës ka raportuar se Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së për shkak të maskës, por nuk dihet se si ka ardhur deri tek konflikti.

(Kosova Sot Online)