Serbët bojkotuan punën në Gjykatën e Mitrovicës, reagon KGJK

  • S.A /
  • 25 August 2021 - 13:54
Serbët bojkotuan punën në Gjykatën e Mitrovicës, reagon KGJK

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), njofton se me vëmendje po përcjell zhvillimet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas pranimit të informacioneve se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti Serb nuk janë paraqitur në vendin e punës, sot më datën 25 gusht 2021.

Këshilli është duke e trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe “shpresojmë se së shpejti gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës do të kthehen në vendin e punës”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

(Kosova Sot Online )