Serbia ofron dozën e tretë, mbi 80 mijë vetë e kanë marrë, bëhet edhe ndërthurje vaksinash

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 15:23
 Serbia ofron dozën e tretë, mbi 80 mijë vetë e kanë marrë, bëhet edhe ndërthurje vaksinash

Përballë shpërthimit të një vale të re infektimesh me variantin Delta, Serbia nuk humb kohë, dhe i bashkohet shteteve si Izraeli në ofrimin e dozës së tretë të vaksinës për popullsinë e saj. Autoritetet shëndetsore thonë se kanë administruar mbi 80 mijë doza përforcuese.

Serbia ka vaksinuar deri më tani mbi 50% të popullsisë prej 7 milion banorësh me dy doza të vaksinës, por fushata është ngadalësuar për shkak të mungesës së interesit dhe rezistencës së grupve kundër imunizimit.

“Situata pandemike po përkeqësohet. Vaksinimi është ngadalësuar këshu vendosëm të nisim dhënien e dozës së tretë tek personat e vaksinuar për të rritur imunitetin.”, shprehet Zoran Bekick, koordinator në nje qendër vaksinimi.

Mbi bazë të udhëzimeve tëqeverisë, të gjithë ata që kanë marrë dozën e dytë të paktën 6 muaj më parë, pacientët me imunitet të dobët dhe punonjësit e shëndetësisë do të mund të marrin dozën e tretë. Serbët mund të zgjedhin mes 4 vaksinave; ato të Pfizer dhe Biontech, kinezes Sinofarm, Astrazenecas dhe ruses Sputnik.

Ndërsa normalisht, doza përforcuese është e njëjtë me ato që janë administruar më herët, autoritetet thonë se mund të jepen edhe vaksina të ndryshme, pasi studimet e sugjerojnë dicka të tillë per forcim të imunitetit. Ljiljana Paunovic e vaksinuar fillimisht me sinofarm, ishte këshilluar nga mjeku që si dozë ttë tretë të merrte vaksinën e Pfizer.

“Erdha me idenë për të marrë Sinopharm, ashtu si dy dozat e para, por pas konsultimin me mjeken pranova të marr vaksinën ePfizer. Jam një nga ata persona që i besoj shkencës.”

Deri më tani, Covid-19 i ka marrë jetën 7226 personave në Serbi, ndërsa mbi 740 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus.

(Kosova Sot Online)