44 viktima regjistrohen për tri ditë nga COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 15:38
 44 viktima regjistrohen për tri ditë nga COVID-19 në Kosovë

Varianti Delta i COVID-19 ka filluar të përhapet me shpejtësi në Kosovë. Mbi 2 mijë e 500 raste të infektuara dhe 14 viktima janë regjistruar vetëm sot në vend. Ndërsa, vetëm në 3 ditët e fundit numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 44.

44 viktima janë regjistruar në tri ditët e fundit në Kosovë.

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar 13 viktima, ndërsa të hënën 17 viktima.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur dje se 37 persona janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërsa, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka shkuar në 2 mijë e 370.

Kujtojmë që së fundmi në vend është rritur edhe numri i rasteve të infektuara me koronavirus.

Vetëm sot ështe regjistruar rekord i rasteve të reja.

2 mijë e 541 persona kanë rezultuar pozitiv me virus në 24 orët e fundit.

Ndërsa, numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 23 mijë e 845.

(Kosova Sot Online)