Në Merdare dhe Vërmicë, pikat më të ngarkuara kufitare

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 08:50
Në Merdare dhe Vërmicë, pikat më të ngarkuara kufitare

Për dallim prej të mërkurës, këtë të enjte, pritjet nëpër disa nga pikat kufitare të Kosovës janë më të shkurta.

Pikëkalimi kufitar në Merdarë është më i ngarkuar, ku pritjet në dalje nga Kosova në drejtim të Serbisë janë deri në 50 minuta, kurse në hyrje deri në 15 sish.

Ndërkaq në Vërmicë pritjet janë deri në 20 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje në drejtim të Shqipërisë.

Për të parë se cila është gjendja edhe nëpër pikat tjera, shih tabelën

(Kosova Sot Online)