Raportohet për sulmin e katërt në Kabul

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 21:15
Raportohet për sulmin e katërt në Kabul

Edhe një sulm ka ndodhur në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.

Këtë e ka konfirmuar gazetarja, Aisha Ahmad, në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, numri ushtarëve amerikanë të vrarë në aeroportin e Kabulit po vazhdon të rritet. Pas shpërthimit të tretë, të paktën dhjetë ushtarë amerikanë kanë vdekur, raporton Guardian

Ndërsa korrespodenti i Reuters, Idrees Ali, ka thënë se Pentagoni në një deklaratë zyrtare ka konfirmuar se kanë vdekur të paktën dhjetë ushtarë amerikanë dhe pritet që numri të rritet.

Deri tash kanë ndodhur katër shpërthime në aeroportin e Kabulit, ndërsa autori i sulmit ende nuk dihet.

Pos ushtarëve amerikanë, të paktën 50 persona kanë vdekur nga këto shpërthime.


(Kosova Sot Online)