Çfarë shkoi keq sot ? Aksidenti me 5 viktima, shoferi e bënte prej 20 vitesh rrugën me furgon

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 22:07
Çfarë shkoi keq sot ? Aksidenti me 5 viktima, shoferi e bënte prej 20 vitesh rrugën me furgon

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka reaguar për aksidentin tragjik me pesë viktima që ndodh pasditen e sotme në Qafë-Muzinë. në Srandë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku ka zbuluar se shoferi i furgonit, i cili gjithashtu humbi jetën është një i afërm i tij. Golemi tregon se Bardhi Proda e bënte atë rrugë prej 20 vitesh dhe kurrë nuk ka bërë gabime në timon.

shoferi Bardhi Proda i cili humbi jetën

“Pa fjalë nga çfarë ndodhi sot në Muzinë, ku sa hap e mbyll sytë u këputën 5 jetë në një aksident tragjik. Pesha e dhimbjes është e rëndë për këdo që dëgjon një lajm të kobshëm si ky. Shumë më shumë për mua që humba të afërmin tim, Bardhin, shoferin fatkeq që e bënte atë rrugë për gati 20 vjet e kurrë nuk bëri një gabim në timon. Hetimet do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes, që me siguri do të harrohet si shumë të tjera. Por ajo që duhet përsëritur vazhdimisht e vazhdimisht nga të gjithë ne, është një apel i thjeshtë: Mos rrezikoni jetën tuaj kur jeni në timon dhe as të të tjerëve që kalojnë në rrugë. Thirrini mendjes, qoftë me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo deri te përdorimi i celularit. Ngushëllime familjes Proda, familjes Korçari dhe Fediaieva. Shërim të shpejtë edhe për vajzat që morën lëndime!” shkruan kryebashkiaku.

(Kosova Sot Online)