I mituri nga Prishtina e vjedh një biçikletë dhe e shet për 20 euro, arrestohet

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 09:27
 I mituri nga Prishtina e vjedh një biçikletë dhe e shet për 20 euro, arrestohet

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti pasi kishte vjedhur një biçikletë i kishte shitur personit tjetër.

Personi i arrestuar është i mitur dhe biçikletën ia kishte shitur një personi tjetër në vlerën prej 20 euro.

Zbuloni kremin rigjenerues që Melisa përdor për lëkurën e saj!

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimi është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 26.08.2021-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që i njëjti pasi kishte vjedhur një biçikletë i kishte shitur personit tjetër në vlerën prej 20€. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)