Qeveria Kurti t’i anulon të gjitha marrëveshjet e dëmshme në raport me Serbinë që po e rrezikojne shtetin e Kosovës!

Qeveria Kurti t’i anulon të gjitha marrëveshjet e dëmshme në raport me Serbinë që po e rrezikojne shtetin e Kosovës!

Gani Qarri

  • 27 August 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Të gjithë e dimë se janë pikërisht ish partnerët e qeverisjes në mandatet e kaluara, PDK, LDK dhe AAK, ato që sa ishin në pushtet legjitimuan organet paralele serbe përfshi edhe Universitetin ilegal në veri të Mitrovicës, por pas rrëzimit të tyre nga pushteti, dhe votimit të Qeverisë Kurti për ndryshime, kjo nuk do duhej të ndodhte dhe serish të vazhdoj avazi i vjetër i kolonizimit dhe vulosjes së institucioneve ilegale të Serbisë, madje pas ardhjes së Kurtit edhe të legalizohen të njëjtat dhe veprojnë në mënyrë të lirshme në Kosovë, duke humbur kohë kot me akuzat se pse vajtuakan opozitarët?!

-Në fakt me kolonizimin galopant që po i bënë në mënyrë kaq intensive krimineli Aleksandër Vuçiq, Veriut të Kosovës, pa asnjë pengesë nga populli as Qeveria e re e vendit, ku tanimë ka nisë që edhe mbi themelet e shkollave të rrënuara shqipe, nga kriminelët serb, ti ngrejë objektet paralele të Serbisë, ai realisht po jetëson në terren ndarjen praktike të Kosovës, përderisa organet tona të drejtësisë, ministritë përkatëse, prokuroria e policia, si dhe vet shteti i Kosovës, bëjnë gjumë të qetë, si ariu në stinën e dimrit.

Kështu që sado hipokrite dhe jo serioze të tingëllojnë akuzat dhe kritikat të cilat tash po i drejton opozita, kundër Qeverisë Kurti, lidhur me situatën e krijuar në Veri të Mitrovicës, me fushatën e kolonizimit masiv, tjetërsimin e tërësishëm etnik dhe ndërtimin e objektit të ri të Universitetit të atjeshëm paralel, mbi themelet e ish shkollës së rrënuar shqipe, kjo do duhej të ndalohej urgjentisht nga Albin Kurti dhe Qeveria që ai udhëheqë.Përndryshe vet ai ka premtuar se do të jetë kryeministër i ndryshimeve dhe rivendosjes së rendit dhe të ligjit, ndaj tani dhe duhet të angazhohet dhe dëshmoj veten në vepër se ka merituar gjithë ato vota të elektoratit të zhgënjyer kosovar me ish qeveritë dhe partitë e krimit të organizuar në vend, të cilat për dy dekada lejuan veprimin e organeve paralele serbe dhe kooketuan me to deri në fund, për tu pasuruar për vete, duke vënë në rrezik permanent tërësinë territoriale të vendit dhe gjithë shtetin e Kosovës.

Ndaj heshtja e Kurtit dhe gjithë dikastereve të Qeverisë të cilën ai e udhëheqë, në mënyrë kaq të ulët e hipokrite, nuk mund të konsiderohet më vetëm pafuqi për të vepruar, e as qasje taktike e opozitës për t`ia ngarkuar të gjitha përgjegjësit e dështimit në të kaluarën Qeverisë Kurti dhe diskretituar atë, me të pa vërteta para qytetarëve të Kosovës, por këto akte vandalizmi nga Serbia, mjerisht vërtet po ndodhin në brendësi të territorit të Kosovës.Ndaj kjo vërtetë është neglizhencë totale dhe dobësi tejet e rëndë e vet Qeverisë aktuale për mos-rivendosjen e rendit e të ligjit edhe në Veri të vendit, duke shpallur të pavlefshme të gjitha vendimet e dëmshme të cilat i kanë marrë pushtetet e kaluara, në mënyrë të paligjshme, dhe jo të heshtet në këtë formë përulëse, duke lejuar që Serbia ta vejë Kosovën para aktit të kryer, dhe jetësoi para syve tanë, në ditën me diell, ndarjen e Veriut të vendit tonë.

Është e pa tolerueshme, që Serbia të vazhdojë të ndërtojë, çfarë të dojë, për të ndryshuar përbërjen etnike dhe infrastrukturën në brendësi të Kosovës, kinse ato tani na qenkan të pa kthyeshme, dhe të lejohet kolonizimi i egër serb i vendit tonë edhe në liri dhe shekullin 21 me vetë dëshirë, akt i rëndë që edhe në dialog do të ketë pasoja dhe dëme të pa riparueshme për Kosovën.Për aq më tepër, duke ditur se dokumentet zyrtare në arkivat e Qeverisë së Kosovës, kanë zbuluar se qysh në Vitin 2019, ish Qeveria e inkriminuar, përgatiti, apo thënë më mirë ri përsëriti një Koncept dokument renegat në kundërshtim me ligjet e Kosovës, me titullin dubioz: “Aplikimi për vende pune nga pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, me të cilin diplomat e lëshuara nga institucionet paralele serbe nga universiteti ilegal serb, tentohej të legjitimoheshin dhe konsideroheshin të barabarta me të gjitha diplomat e lëshuara nga universitetet dhe kolegjet që veprojnë ligjshëm në Kosovë.

Qeveria Kurti do duhej deri më tani ti kishte zhvlerësuar ato dhe të gjitha vendimet tjera të dëmshme dhe jo të heshtë në këtë mënyrë kaq të turpshme, në vend që ti thërras në përgjegjësi politike dhe ligjore të gjithë autorët e këtyre akteve antishtetërore, që nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa deri te Ramush Haradinaj.Kjo për vet faktin se nga ish pushtetarët e kriminalizuar edhe në vitin 2015, Qeveria renegate, kishte miratuar një Koncept Dokument të ngjashëm, me titull pothuajse identik dhe të njëjtë, për "Procedurat e aplikimit për vende pune në institucionet e Republikës së Kosovës për pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë, me diploma të lëshuara nga Universiteti ilegal i Mitrovicës së Veriut", madje çuditërisht, edhe atëherë ishte miratuar edhe Rregullorja për lëshimin e certifikatave të atyre të cilët kanë marrë diploma nga ky universitet paralel në Mitrovicën e Veriut, me qëllim të legjitimimit të tyre edhe në institucionet publike.

Madje as në dokumentin e vitit 2015 dhe as në atë të vitit 2019,nga ish qeveritarët e korruptuar dhe qeveritë e inkriminuara që ata udhëhiqnin, nuk përdoret shprehja mohuese a kundërshtuese dhe cilësimi "ilegal", por çdo gjë kalohet në heshtje, njëjtë si edhe për universitetin paralel, që për rreth dy dekada vepron në mënyrë ilegale në veri.Kështu që lind pyetja se si është e mundur të heshtet edhe sot në këtë mënyrë, madje nga vet Qeveria Kurti, ku mbetën premtimet e dhëna dhe si mund të shpërblehet besimi aq masiv i qytetarëve të vendit, i shprehur ndaj tij, në këtë formë kaq të ulët e banale, megjithëse qytetarët e dinë se kush ka qeverisur në kaluarën, siç e dinë edhe kush udhëhiqte vendin në vitin 2015 dhe në vitin 2019.

Por të ndodhin gjëra të tilla edhe sot dhe tani në këtë kohë, pas rrëzimit të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nga pushteti, dhe të vlejnë akoma vendimet e dëmshme dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet e Kosovës dhe përsëri të mos veprohet as tash, që dokumentet e asaj kohe të zhvlerësohen, të ndalohet funksionimi i organeve ilegale si dhe të delegjitimohet përfundimisht universiteti dhe të gjitha institucionet paralele të Serbisë, të cilat veprojnë ilegalisht në veri të Mitrovicës dhe Kosovën kudo, kjo vërtetë jo vetëm që nuk ka asnjë shpjegim por dhe nuk do koment!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".