Mediat serbet 'çmenden' pas kërkesës së deputetit Shaip Kamberi për Kosovën dhe Shqipërinë

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 10:26
Mediat serbet 'çmenden' pas kërkesës së deputetit Shaip Kamberi për Kosovën dhe Shqipërinë

Gazeta serbe “Alo” e ka quajtur plan ferri kërkesën e shefit të deputetëve të “Luginës së bashkuar dhe SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, drejtuar qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë për qasje serioze dhe platformë për Luginën dhe mbështetje, ashtu siç bën Serbia për Kosovën.

Kamberi ka shkruar në rrjetin social Facebook se dy qeveritë e Kosovës edhe Shqipërisë nuk kanë platformë dhe program për Luginën e Preshevës, nuk ndajnë buxhet të rregullt dhe nuk kanë mekanizëm në qeveri të përkushtuar ndaj luginës së Preshevës

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kenë qasje më serioze dhe kontribut-dhënës për Luginën.

Kamberi ka nënvizuar se qeveria e Serbisë për Kosovë ka platformë shtetërore dhe program, ndan buxhet të rregullt me qindra miliona dhe ka mekanizëm, dikur edhe ministër e tash zyrë për Kosovën.

"Qeveria e Serbisë për Luginën e Preshevës ka platformë dhe program shtetëror, edhe pse ai është shkronjë e vdekur në letër, ndan mjete të rregullta buxhetore, ndonëse të pamjaftueshëm dhe mekanizëm qeveritar (trupi koordinues për Preshevë, Bujanovc edhe Medvegjë) që është jo efikas edhe jo funksional“, ka shkruar Kamberi.

(Kosova Sot Online)