Caktohet data se kur do të fillojë viti shkollor

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 15:18
 Caktohet data se kur do të fillojë viti shkollor

Takimi mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave ka mbaruar.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës,  Sazan Ibrahimi ka thënë se në takim është vendosur për masat e reja kundër COVID-19.

Simptomat e prostatitit? Sëmundja do të zhduket pas 1 dite!

Përveç masave të reja është caktuar që të shtyhet viti i ri shkollor deri më 13 shtator.

“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në prën 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetesore dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 per qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)