Dyshohet se falsifikoi testet për koronavirus, arrestohet prishtinasi

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 09:27
 Dyshohet se falsifikoi testet për koronavirus, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimet se ka bërë falsifikim të testeve për koronavirus.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, ku thuhet se në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta njësiti policor ka arrestuar edhe një person të dyshuar nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve COVID-19.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Robert Dol, Prishtinë (NN) 24.08.2021 – 17:45. Me datën 27.08.2021 në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta njësiti policor ka arrestuar edhe një të dyshuar mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve Covid-19. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)