Tre raste të futjes ilegale të emigrantëve nga Siria në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 10:33
 Tre raste të futjes ilegale të emigrantëve nga Siria në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për 3 raste të futjes ilegale të emigrantëve nga Siria në Kosovë.

Një në Vërmicë dhe në dy raste në Han të Elezit është tentuar të futen ilegalisht emigrant nga Siria në Kosovë.

Ndërsa, është bërë e ditur se janë arrestuar dy persona dhe ndaj një tjetrit është iniciuar rast dhe shqiptuar gjobë.

“Fsh. Shkozë, Vermicë 27.08.2021 – 09:00. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ishte duke transportuar emigrantë, pasi në automjet ishin has shtetas të Sirisë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në dy rastet në Han të Elezit janë hasur nga pesë emigrant nga Siria.

“Hani i Elezit 27.08.2021 – 10:00. Njësiti policor ka ndaluar një kamion me ngasës mashkull shtetas i Turqisë dhe gjatë kontrollit në kamion janë hasur pesë  emigrantë nga Siria.  Njësiti policor përkatës është marr me emigrantët, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”

“PKK. Hani i Elezit 27.08.2021-10:00. Në terminalin doganor është paraqitur i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë i cili drejtonte kamionin me rimorkio me ngarkesë pjesë këmbimi dhe vajra motorike. Nën dyshimin e kontrabandimit me njerëz është detektuar kamioni për kontroll të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera termike janë vërejtur të fshehur pesë persona shtetas të Sirisë duke u transportuar në mënyrë të kundërligjshme. Të dyshuarit i është shqiptuar një gjobë dhe i është iniciuar rasti”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)