“Më thanë se nuk do të bëhesha kurrë modele, iu dëshmova se e kanë gabim”

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 11:02
 “Më thanë se nuk do të bëhesha kurrë modele, iu dëshmova se e kanë gabim”

Melissa Blake erdhi në jetë në vitin 1981 dhe menjëherë u diagnostikua me Freeman-Sheldon, një sindromë e rrallë, që njihet si çrregullim muskulor, dhe e detyroi atë të kryente më shumë se 26 operacione.

Po kjo nuk e ndaloi atë që të shkollohej, të punonte dhe ta donte veten e saj ashtu siç ishte. Kur Melissa nisi të postonte selfie në faqen e saj në Twitter, shumë njerëz e bullizuan por ajo iu përgjigj duke postuar gjithnjë e më shumë portrete.

Fotografitë e saj morën shumë vëmendje dhe u bënë virale dhe kështu, Melissa arriti të dalë në skenën e Javës së Modës në New York.

Mindy Scheier, themeluesja dhe CEO e Runway for Dreams, është një nga fanset e saj, dhe në vitin 2020, ajo i kërkoi Melissës të ishte pjesë e eventit të modës në New York Fashion Week.

Melissa u bë pjesë e projektit, dhe modeloi për marka si Tommy Hilfiger, Zappos Adaptive dhe Target.

“Kur isha adoleshente, dikush tha se nuk mund të bëhesha kurrë modele sepse jam me aftësi të kufizuara.”, tregon Melisa.

Blake shkruan artikuj që mbulojnë kulturën pop dhe gjithçka rreth njerëzve me aftësi ndryshe. Ajo ka një diplomë gazetarie dhe ka shkruar për revista si The Neë York Times, Glamour, Cosmopolitan, ELLE.

(Kosova Sot Online)