Këto janë pasojat alarmante të ndikimit të krimo-politikës dhe krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë!

Këto janë pasojat alarmante të ndikimit të krimo-politikës dhe krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë!
Këto janë pasojat alarmante të ndikimit të krimo-politikës dhe krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë!

Dardan Grapci

  • 28 August 2021 - 09:11

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Ndikimi i krimo-politikes mafioze në sistemin e drejtësisë ka qene gjithmonë prezent, herë më shumë e herë më pak, por ajo se çka duhet të ceket tani është  fenomeni i pranisë së madhe të korrupsionit i cili e dërgon procesin edhe deri te zhdukja apo fshehja e fakteve,  madje edhe deri te kërcënimi e frikësimi i  dëshmitarëve etj. Kjo gjendje në sistemin e drejtësisë  ka bërë që Sistemi i Drejtësisë ta humb skajshmërisht besimin tek qytetarët!!!

-Sistemi i Drejtësisë duhet të jetë i pavarur nga politika. Mirëpo kjo pavarësi akoma nuk po jetësohet në shtetin e ri të Kosovës. Duke qenë thellësisht një  sistem ligj zbatues i ndikuar nga politika, po ndodhin rastet e zvarritjes deri në parashkrim të mega aferave korruptive që ndërlidhjen me zhvatjen e buxhetit të shtetit. Këtu bënë pjesë edhe kjo stërzgjatja dhe vonesa për vendimin përfundimtar të ish ministrit Pal Lekaj me të tjerët që  gjithsesi po shkon në favor të Pal Lekës dhe të të akuzuarve të tjerë. Sa më shumë që vonohet procesi, aq më shumë ka shanse që këta të shpallen të pafajshëm, sa më shumë që vonohet procesi aq ka shanse të korruptohet dikush.



Dënimet me kusht për zyrtarët politik janë bërë skenë për teatër, asnjë gjykatë në Botë nuk e dënon një ministër apo deputet të korruptuar me kusht, por ia jep dënimin e plotë i cili do dënim që është, e që shkon me largim nga detyra, burgim dhe konfiskim të pasurisë së krijuar kundërligjshëm.

Praktika për dënime me kushte duhet urgjentisht të eliminohet nga gjyqësori, sepse sipas opinionit tim gjykatat kohëve të fundit po bëjnë edhe  dallime , e jo siç e parasheh ligji.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".