Lexoni edhe:
Këto janë të gjitha masat që hyjnë në fuqi nga nesër
Kaosi i mbindërtimeve pa leje në Komunën e Prishtinës nuk ka të ndalur.
Me Shpend Ahmetin, në krye të Prishtinës, kanë nisur më të madhe ndërtimet pa leje dhe pothuajse nuk është bërë asgjë për ato egsistuese.
Këto janë të gjitha masat që hyjnë në fuqi nga nesër Lexoni edhe:
Këtë e dëshmon edhe postimi nga faqja "Vrojtuesit e laxhes", ku shihet qartë se te ndërtesat e "Bill Clintonit", po mbindërtohet, derisa sipas tyre Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti po vazhdon të mbetet në gjumë, transmeton "Kosova Sot Online".
Tash e sa vite në Prishtinë, është ndërtuar në të gjitha lagjet vend e pavend. Ndërsa në raste të shumta janë bërë edhe mbindërtime në objektet e larta të cilat kanë dëmtuar ndërtesat, kanë prishur planin urbanistik, por edhe në disa raste kanë rrezikuar qytetarët.
(Kosova Sot Online)