Mësimi u shtye, kosovarët marrin rrugën drejt bregdetit shqiptar

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 08:05
 Mësimi u shtye, kosovarët marrin rrugën drejt bregdetit shqiptar

Edhe pse në vend është paraqitur situatë e rëndë me përhapjen e madhe të koronavirusit, duket se kjo nuk i ka ndaluar kosovarët të nisen për pushime në bregdetin shqiptar. Anipse jemi në përfundim të sezonës, masat e reja, si shtyerja e mësimit deri më 13 shtator iu ka hapur rrugë qytetarëve të dalin jashtë kufirit.

Fluks i madh i automjeteve po presin të hyjnë në Shqipëri, ndërsa kolona janë shkaktuar në pikën kufitare në Morinë.

Vetëm dje në Kosovë janë shënuar 36 viktima nga COVID-19.

Në kohën kur po rritet numri i viktimave nga COVID-19, e po ashtu edhe ai i rasteve të reja të infektuara me këtë virus, shumë qytetarë po e kanë të pamundur për t’u vaksinuar.

Kjo pasi ata nuk po gjejnë termine të lira në platformën e-Kosova.

(Kosova Sot Online)