Vidhte bizhuteritë e të vdekurve, arrestohet 60-vjeçarja

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 09:22
 Vidhte bizhuteritë e të vdekurve, arrestohet 60-vjeçarja

Askujt nuk i shkonte mendja për asgjë, kur në një ceremoni mortore, një grua afrohej dhe tregonte respekt për të ndjerin pranë arkivolit të tij pasi familjarët mendonin se mund të ishte ndonjë i njohur.

Por kur denoncimet u shtuan, policia hetoi dhe arrestoi një grua në 60-at. Ajo shkonte pranë arkivolit të viktimave dhe rrëmbente prej aty çdo gjë me vlerë që ata kishin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Francë, ku gruaja shkonte pothuajse në të gjitha ceremonitë mortore dhe shfrytëzonte rastin për të marrë prej të ndjerëve, bizhu, varse, ora e sende të tjera.

Kur policia kontrolloi shtëpinë e të dyshuarës gjeti shumë prej këtyre objekteve. Ajo tashmë do të dalë përpara gjykatës për t’u përballur me drejtësinë.

(Kosova Sot Online)