Shtyrja e mësimit, Dukagjin Pupovci tregon nëse do të kompensohen orët e humbura

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 10:10
 Shtyrja e mësimit, Dukagjin Pupovci tregon nëse do të kompensohen orët e humbura

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, ka folur për shtyrjen e mësimit dhe se si do të kompensohen orët e humbura.

“8 ditët e humbura do të kompensohen, por çka nëse bëhen 18 dite apo 38 ditë të humbura”, tha ai.

Pupovci tha se nuk do të jetë një vit shkollor normal nëse kjo gjendje e njëjtë pandemike vazhdon.

“Për momentin e kemi vaksinën dhe duhet të rritet numri i të vaksinuarve dhe të respektohen masat që do të ndikojnë në uljen e rasteve”, shtoi ai.

Zëvendësi i Ministrisë tregoi se kërkesa e prindërve dhe mësimdhënësve ka qenë që të fillojë mësimi më 1 shtator, por me rritjen rastet, asociacioni i prindërve kërkoi që të shtyhet mësimi.

“Pas diskutimeve kemi ardhur në përfundim që duhet të shtyhet”, tha Pupovci.

(Kosova Sot Online)