Hamburgeri më i shtrenjtë në botë/ Përbërësit dhe çmimi rekord i Golden Boy

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 10:39
Hamburgeri më i shtrenjtë në botë/ Përbërësit dhe çmimi rekord i Golden Boy

Ushqimin e shpejtë dhe luksin duket pak e vështirë t’i mendosh të lidhura bashkë, por një kuzhinier në Holandë të bind për të kundërtën. Robbert Jan de Veen në Voorthuizen, Holandë, njihet për hamburgerin e tij “Golden Boy" (Djali i Artë), për shkak të simiteve të tij me fletë ari.

Gjatë dekadës së fundit ka pasur shumë hamburgerë të shtrenjtë, por asnjëri nuk mund të krahasohet me idenë e Jan de Veen. Arsyeja për çmimin e tij shumë të lartë fshihet te përbërësit: ata vijnë nga e gjitha bota dhe janë më të shtrenjtët. Burgeri ka brenda mish viçi A5 japonez Wagyu, tartuf të bardhë, proshutë Paleta Iberico Bellota, qepë me Dom Perignon të fërguara, havjar Beluga dhe gaforre mbretërore. E gjithë kjo përbërje futet mes dy gjysmave të një simiteje me fletë ari shafran. Edhe erëzat janë luksoze, pasi "Golden Boy" shërbehet me një salcë Barbecue që ka në përbërje kafen Kopi Luëak dhe uiski Macallan ndër përbërësit e saj. De Daltons e përshkruan shijen e burgerit si "intensive" dhe është e lehtë të kuptohet pse.

Sa është fatura që të vjen kur porosit një të tillë? Çmimi i reklamuar është 5 000 €, ose thjesht 6 000 dollarë bazuar në kurset e këmbimit të sotëm. Kjo e bën atë hamburgerin më të shtrenjtë në botë. Më parë, rekordin e ka mbajtur një hamburger që ofrohej në Mandalay Bay Casino në Las Vegas, i cili kushton 5 000 dollarë. Por bashkë me të, brenda çmimit mund të merrje edhe një shishe të Chateau Petrus të vitit 1995 nga Bordo, e cila përbënte pjesën më të madhe të kostos.

Ndërsa 6,000 dollarë mund të tingëllojnë shumë për disa, "Golden Boy" i parë tashmë është shitur. Të ardhurat do të shkojnë në një bankë ushqimore lokale, që do të thotë se sanduiçi i kushtueshëm do të ushqejë shumë njerëz.

(Kosova Sot Online)