Austria dërgon policë në kufirin Serbi-Hungari

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 13:01
 Austria dërgon policë në kufirin Serbi-Hungari

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer njoftoi se do të dërgojë policë shtesë në kufirin hungarez me Serbinë.

Kjo tha se do të bëhet në mënyrë që të mbrohet kufiri i jashtëm i BE-së.

“Ka dhjetëra policë shtesë”, tha ministri austriak.

Nehammer shpjegoi se ai është marrë vesh me homologun e tij hungarez për një numër patrullimesh të përbashkëta në Hungari.

(Kosova Sot Online)