Foto që do të mbetet në histori: Ushtari i fundit amerikan që largohet nga Afganistani

  • E.K /
  • 31 August 2021 - 08:18
 Foto që do të mbetet në histori: Ushtari i fundit amerikan që largohet nga Afganistani

Ushtria amerikane ka shpërndarë në mediet sociale një fotografi, ku sipas tyre është fotografuar ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli mbrëmë, duke shënuar  fundin e luftës 20-vjeçare në Afganistan.

Gjenerali, Chris Donahue, është fotografuar duke hipur në avionin e fundit, që u nis mbrëmjen e së hënës nga kryeqyteti afgan, Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai.

“Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Afganistani, ” shkruan USCENTCOM përmes Twitter-it.

Tërheqja përfundimtare e ushtrisë amerikane nga Afganistani përfundoi dje. Fluturimi i fundit u nis nga Kabuli pak para mesnatës.

(Kosova Sot Online)