Largohen amerikanët, talebanët ‘vjelin plaçkën e luftës’, bëjnë të tyret dhjetëra tanke

  • E.K /
  • 31 August 2021 - 09:23
 Largohen amerikanët, talebanët ‘vjelin plaçkën e luftës’, bëjnë të tyret dhjetëra tanke

Tashmë që edhe trupat amerikane u larguan nga Afganistani, talebanët, kanë kontroll të plotë të shtetit islamik.

Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet se si ushtarët talebanë, kanë marrë si “plaçkë lufte” dhjetëra tanke. Nuk dihet ende numri i saktë i tyre, por duke ju referuar videos numri duket të jetë i madh.

Pamjet vijnë nga Kandahari, provincë kjo e Afganistanit, ku kohë më parë talibanët u panë duke bërë xhiro me një helikopter Black Haëk.

Ndërkohë, një grup mbikëqyrës i qeverisë tha se ushtria amerikane po lë pas 75.000 automjete, 600.000 armë dhe 208 avionë në Afganistan, sipas Daily Wire.

“Ne i kemi bërë talibanët një tregtar të madh të armëve në SHBA për dekadën e ardhshme,” tha Adam Andrzejeëski, kryeshef ekzekutiv i Open the Books, një grup jofitimprurës me qendër në SHBA që studion shpenzimet e qeverisë, raportoi gazeta më herët.

“Ata tani kontrollojnë 75.000 automjete ushtarake. Bëhet fjalë për rreth 50.000 automjete taktike, 20.000 Humvees, ata kontrollojnë rreth 1.000 automjete rezistente ndaj minave, madje edhe rreth 150 transportues personeli të blinduar,” shtoi ai.

(Kosova Sot Online)