Gjilan: Doli nga vet-izolimi dhe u nis me autobus në Gjermani, policia e gjobit me 500 euro

  • E.K /
  • 01 September 2021 - 08:09
 Gjilan: Doli nga vet-izolimi dhe u nis me autobus në Gjermani, policia e gjobit me 500 euro

Një person ka thyer masën e vet-izolimit dhe për këtë arsye është gjobitur me 500 euro nga policia e Gjilanit.

Siç njofton policia, qytetari në fjalë nuk kishte qëndruar në shtëpinë e tij anipse ishte në vet-izolim, por me autobus ishte nisur për në Gjermani.

Prandaj ndaj tij është shqiptuar gjobë.

Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren numër të madh të zyrtarëve policor, si dhe polic në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.

Të njëjtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajn deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të frekuentuara.

(Kosova Sot Online)