Avokati flet për gjendjen e shoferit të autobusit që u aksidentua në Kroaci

  • E.K /
  • 01 September 2021 - 09:50
 Avokati flet për gjendjen e shoferit të autobusit që u aksidentua në Kroaci

Shoferi kosovar të autobusit që u aksidentua në Sllavonski Brod të Kroacisë, mbrëmë i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Igor Cisper, i cili tha se vendimi u mor nga gjykata për shkak të mundësisë së arratisjes së shoferit kosovar.

Ai ka folur edhe për gjendjen e klientit të tij, derisa tha se i kanë ofruar garanci gjykatës një shumë prej rreth 15 mijë euro për mos-arratisjen e shoferit kosovar.

 “Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (13,300 euro) por gjykata nuk e pranoi shumën. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak të mirë”, tha ai.

I njëjti tha se janë në pritje të një ekspertize të trafikut, në mënyrë që të vërtetohen më tutje faktet.

Në autostradën e Slavonski Brodit, autobusi që po vinte nga Gjermania dhe destinacion kishte Kosovën, pësoi vetaksident, ku mbetën të vdekur 10 kosovarë dhe 45 prej tyre pësuan lëndime trupore.

(Kosova Sot Online)