Refuzimi i PZhK-së të Shpend Ahmetit nga Asambleja Komunale e Prishtinës, thirrje Prokurorisë Speciale për ndjekje penale

Refuzimi i PZhK-së të Shpend Ahmetit nga Asambleja Komunale e Prishtinës, thirrje Prokurorisë Speciale për ndjekje penale

Hajrullah Tërnava

  • 01 September 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Mos kalimi PZHK-së në seancën e asamblesë komunale të Prishtinës, duke u kundërshtuar nga shumica e asamblistëve, gjithsesi se është një grusht i rëndë për dhe kundër planifikimit kriminal të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut me mafien e ndërtimeve, që në fazen tranzicioinale të përfundimit të mandatit ta krijojnë bazën ligjore të legjitimimit dhe legalizimit të mega projekteve ndërtimore për pastrimin e parasë së pistë në Prishtinë.

-Me vetë faktin që deri më tani Asambleja Komunale e Prishtinës, duke u bazuar në kundërshtimin qytetar dhe konstatimin e qëllimit djallëzor të kryetarit Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiut, i ka thënë ‘jo’ Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), që të kalojë në shqyrtim publik, në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale, është një deklasim dhe degradim i madh i figurës dhe personalitetit të dështuar e të kryetarit Ahmeti dhe vartësve të tij që e kanë punuar atë plan.

Dokumenti i cili po tentohej të kalojë ne kuvend, është një prej dy dokumenteve më të rëndësishmë për Prishtinën. Qeverisja aktuale po dëshironte që Planin Zhvillimor Komunal, si dokument pararendës i Hartës Zonale, ta kalojë pa diskutime të gjera e të mirë organizuara publike, pa pjesëmarrje dhe pa transparencë. Ky fakt tregon që përpos betonimit të skajshëm të qytetit, po betonizohet edhe një mentalitet 20-vjeçar i qeverisjes kriminale në Prishtinë, ku qytetarët dhe nevojat e tyre nuk janë në qendër të zgjidhjes dhe diskutimit, por në qendër të interesit janë tokat, janë ndërtuesit, grupet e interesit dhe pazaret për koeficientë pronash e lejesh ndërtimorë për pastrimin e parasë së pistë.

Duke i thirrur zërit të arsyes, dhe duke u pozicionuar në interesin publik e kundër planit kriminal të lidhjes së Shpend Ahmetit me mafien e ndërtimeve, 23 asamblistë kanë votuan kundër PZHK-së, 6 pro dhe 3 të tjerë kanë abstenuar. PZHK-ja është një dokument që hartohet nga Komuna, në bashkëpunim me qytetarët dhe përcakton zhvillimin urban dhe rural të qytetit, për 8 vitet e ardhshme. Kundër këtij plani ka avokuar edhe Organizata ‘Qytetarët Aktivë’ e cila e ka cilësuar mos votimin e PZHK-s si fitore që ju takon qytetarëve të Prishtinës, sipas tyre, falë angazhimit të tyre që rreth 10 muaj, pasi kjo organizatë konsideron se ka pasur shkelje të rënda ligjore gjatë hartimit të PZHK-së, nga ana e komunës.

Asamblistët janë shprehur se Qeverisja aktuale po dëshiron që Planin Zhvillimor Komunal, si dokument pararendës i Hartës Zonale, ka pasur përpjekje të kalojë pa diskutime të gjera e të mirë organizuara publike, pa pjesëmarrje qytetare dhe pa transparencë. Ky është një rast i mirë që të zgjohet Prokuroria speciale dhe të fillon pa vonesë lidhjen e Shpend Ahmetit me krimin e organizuar, pasi që vota kundër në asamble komunale flet mjaftueshëm për konstatimin e abuzimit të ligjit.

Një luftim i te gjitha te këqijave nga ana e institucioneve kosovare do iu ndihmonte popullit si shumicë që janë, dhe njëherë e përgjithmonë do të jetësohen kulturat ligjore në institucionet e sidomos të komunave, ku qytetarët janë tepër të lidhur me veprimtarit komunale, dhe në të ardhmen edhe kryetarët e radhës që do i fitojnë votat nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme, do ta kenë këtë parasysh dhe nuk do të lëshohen në lojërat kriminale vetëm për përfitimet e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".