57 pacientë me COVID-19, në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 01 September 2021 - 14:47
 57 pacientë me COVID-19, në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës janë pranuar edhe 20 pacientë me koronavirus.

Nga raporti i Spitalit, bëhet e ditur se aktualisht janë të shtrirë 214 pacientë, ku prej tyre 180 janë me oksigjenoterapi, 8 në CPAP dhe 57 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë pacientë të këtij spitali.

(Kosova Sot Online)