Policia e Kosovës ndalon edhe një tjetër dasëm në Prizren

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 09:35
Policia e Kosovës ndalon edhe një tjetër dasëm në Prizren

Policia e Kosovës po vazhdon me aksione për respektim të masave të reja, ku dje gjatë ditë ka ndaluar një dasëm në Prizren.

Nga fotografitë e publikuara nga vetë faqja zyrtare e policisë, shihet se ata kanë nxjerrë jashtë surlaxhinjtë dhe tupanxhinjtë.

Njoftimi i Policisë:

Njësitet policore në rajonin e Prizrenit, të përkushtuar në zbatim të masave Anti Covid-19, në zbatim të planit operativ si dhe ndërmarrjen e masave ndaj atyre që nuk i respektojnë vendimet e marra nga institucionet e vendit.

Njësitet policore, në fshatin Bellobrad të Dragashit kanë intervenuar në një aheng familjar, organizatorit i është shqiptuar fletëparaqitja, kurse të pranishmit janë shpërndarë.

(Kosova Sot Online)