Gjesti i dy berberëve shqiptarë përlot gruan nga Anglia

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 10:02
Gjesti i dy berberëve shqiptarë përlot gruan nga Anglia

Të ndjesh, prekësh, shohësh e kuptosh ndjenjat e tjetrit… ky është një ndër elementët që i bën njerëzit të quhen të tillë, të jenë njerëzore.

E këtë mesazh kanë dashur të përcjellin dy berberë me shqiptarë, që prej vitesh jetojnë e punojnë në Britani. Një grua 58 vjeçare kishte ardhur tek floktorja e tyre për të qethur flokët. Karolin Ross ka afro 4 vite që lufton me kancerin në zorrë dhe ka filluar sërish kemio-terapinë. Flokët i ishin dobësuar e rralluar e kështu gruaja kishte vendosur t’i prente.

Me të mësuar për historinë e saj, Andi Bica së bashku me kushëririn e tij, Kledian Peci, kanë bërë po të njëjtin veprim, duke qethur flokët e tyre. Një gjest i thjeshtë, për t’i treguar një gruaje që ka vuajtur për 4 vite, një akt empatie.

Karolina preket nga akti i dy djemve të rinj dhe përlotet. Andi më tutje e përqafon dhe e puth në kokë, duke e inkurajuar se gjithçka do të bëhet më mirë.

Videon, të cilën e kanë përcjellë mediat në Britani, e ka hedhur vetë gruaja.

“Ishte një moment emocional dhe kjo më qetësoi. Çfarë djemsh… jam akoma e tronditur dhe akoma më bën të buzëqesh. Flokët e mi ishin të trashë dhe të bukur. Herën e parë që kam bërë kimioterapinë kam humbur flokët por jo në mënyrë të konsiderueshme, por këtë herë kam humbur më shumë flokë.

Andi Bica jeton në Britani prej 11 vitesh dhe tha për median këto fjalë:

“Pasi dëgjova pse zonja ishte këtu, thjesht mendova për idenë në atë moment. Nuk doja që ajo ta merrte vesh, kështu që fola me kushëririn tim në gjuhën shqipe dhe ai ishte dakord. Ishte bukur të shikoje që ajo ishte kaq e befasuar”.

(Kosova Sot Online)