Shtetasi i Shqipërisë ngacmon sek*ualisht një grua në Vushtrri

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 11:10
 Shtetasi i Shqipërisë ngacmon sek*ualisht një grua në Vushtrri

Një grua kosovare është ngacmuar seksualisht nga një shtetas i Shqipërisë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:10 në Vushtrri, teksa i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri, 01.09.2021-13:10.Viktima femër kosovar ka njoftuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull – shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedur të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)