Aligatori e kap dronin në ajër dhe e ha, nga goja i del tym i madh

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 11:49
Aligatori e kap dronin në ajër dhe e ha, nga goja i del tym i madh

Një blogere e udhëtimeve ka kapur një moment interesant me kamerë, ku një aligator shihet duke kafshuar një dron në ajër në Florida të ShBA-së.

Dev Langer e publikoi videon në TikTok, ku pamjet janë shikuar mbi katër milionë herë. Videoja shfaq dronin duke fluturuar afër kokës së aligatorit në përpjekje për të marrë pamje sa më të qartë.

Aligatori shihet duke e përcjellë me kujdes dronin që i qëndronte pezull afër kokës. Papritmas, aligatori kërcen nga uji dhe e kafshon dronin, shkruan Daily Mail.

Grupi i njerëzve që ishin dëshmitarë të ngjarjes mbesin të habitur, pasi aligatori vazhdon ta përtypë dronin, ndonëse nga goja i del tym i madh.

Dikush prapa kamerës dëgjohet duke thënë: “O Zoti im, ai po e ha (dronin)!”. Aligatori më pas fshihet nën ujë dhe tymi largohet.

Langer tha se aligatori nuk u lëndua nga ndërveprimi me dronin, duke shkruar në TikTok: “Ai është mirë dhe ende dukej i uritur më pas.”

@devhlanger

Here is the alligator eating the drone combined. George is doing fine and still looked hungry after . ##FYP ##alligator ##dji ##drone ##savage ##floridaman

♬ original sound - Devhlanger

(Kosova Sot Online)