“Të pavaksinuarit s’duhet të shtrohen në spital”, plani i Zvicrës për ata që po kundërshtojnë vaksinimin

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 12:51
 “Të pavaksinuarit s’duhet të shtrohen në spital”, plani i Zvicrës për ata që po kundërshtojnë vaksinimin

“Kushdo që kundërshton vaksinimin, duhet të plotësojë një formular që konfirmon se nuk duan të shtrohen në spital nëse marrin Covid”, tha shefja e shëndetit kantonal, Natalie Rickli, për gazetën Tages-Anzeiger, përcjell albinfo.ch.

Ajo shtoi se një lëvizje e tillë “do të ishte në përputhje” me besimet e antivaksinarëve.

Sugjerimi është i ngjashëm me atë të paraqitur më 23 gusht nga homologu i Rickli në Gjenevë, Mauro Poggia, i cili tha se njerëzit që refuzojnë vaksinën dhe infektohen me koronavirus, duhet të paguajnë të paktën një pjesë të kostove të shtrimit në spital.

(Kosova Sot Online)