Pronarët e lokalit rrahin policët në Klinë

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 11:56
Pronarët e lokalit rrahin policët në Klinë

Njësiti policor gjatë inspektimit për zbatim të masave anti Covid në një lokal kanë hasur disa persona brenda.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Klinë, ku dy policë janë sulmuar fizikisht nga dy pronarët e lokalit.

Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 4 mijë e 237 tiketa dënimi pë shkelësit e masave antiCovid

(Kosova Sot Online)