26 të vdekur dhe 1 mijë e 448 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 15:04
26 të vdekur dhe 1 mijë e 448 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të vdekjes dhe 1 mijë e 448 raste të reja me COVID-19.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 12 mijë mostrave.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892”, ka njoftuar MSH’ja.

Ndërkohë, janë shëruar 1 mijë e 421 .

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

03 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.

Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

(Kosova Sot Online)