Vdes nga Covid-19 grimerja e njohur kosovare, ishte shtatzënë!

  • E.K /
  • 04 September 2021 - 09:38
Vdes nga Covid-19 grimerja e njohur kosovare, ishte shtatzënë!

Një shtatzënë 28-vjeçare nga Vushtria ka vdekur pas infektimit me COVID-19. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët. Ata kanë njoftuar se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë dhe nuk do të ketë të pame.

(Kosova Sot Online)