Zbulohet afera me e re kriminale e Shpend Ahmetit me kompanitë ndërtimore për përfitim disa dhjetra-milionësh në fund të mandatit! Ku është PSRK dhe Qeveria qendrore?

Zbulohet afera me e re kriminale e Shpend Ahmetit me kompanitë ndërtimore për përfitim disa dhjetra-milionësh në fund të mandatit! Ku është PSRK dhe Qeveria qendrore?

Hajrullah Tërnava

  • 04 September 2021 - 09:16

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Kjo situatë e krijuar në Komunën e Prishtinës me këto veprime kriminale që i përshkruhen kryetarit Shpend Ahmetit, me këto akuza kaq të rënda, është për tu habitur për organet e luftimit të krimit si ato juridike-prokuroriale, si të policisë së Kosovës, që këtë luftim e kanë profesion si pune te perditshme dhe në kompetencat e tyre, e sidomos kur Qeveria si shumicë absolute është e formuar nga LVV, i kemi të freskëta premtimet e kësaj qeverie për luftimin e krimit, dhe kur për shumë raste kriminale shkruhet qe disa herë për të njëjtin kryetar, Shpend Ahmetin, atëherë është për t’u befasuar se çka po ndodhë me këtë gjendje të krijuar që nuk po veprohet as nga Prokuroria speciale e RK dhe as nga Qeveria aktuale, dhe pse ?.

-Rasti më i freskët i denoncimit kundër Shpend Ahmetit nga anëtari i VV-s Egzon Azemi, me të drejtë na detyron të pyesim se si po vazhdojnë të zbulohen e të denoncohen pafundësisht, në këtë fund mandatit ssi “aksham pazari”, skandalet e mëdha të keqqeverisjes abuzive e korruptive të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, kurse Prokuroria e Shtetit dhe ajo Speciale, akoma po vazhdon të bënë sehire duke mosvepruar. Lëvizja Vetëvendosje ka zbardhur së fundi edhe një skandal tjetër të radhës të Shpend Ahmetit, e që bëhet fjalë për tenderin prej 200 milionë eurosh, për të cilin e akuzon Komunën e Prishtinës të qeverisur nga Shpend Ahmeti&Dardan Sejdiu si bashkeortake , konkretisht Ndërmarrjen Publike Banesore, që i ka dhënë projekt për ndërtimin e një objekti afarist-banesor ne nje toke komunale-publike një kompanie që është themeluar një ditë para hapjes së konkursit.

Anëtari i VV-s, dhe asamblistë nga radhët e VV-së ka thënë se kjo kompani, me bekimin e komunës, ka në plan ndërtimin e një objekti me sipërfaqe të madhe , e që sipas tij nga ai ndërtim, po përfitojnë vetëm një grup i caktuar i individëve dhe disa kompani fiktive, pjesë e të cilit grup mundë të jetë edhe vetë kryetari Shpend Ahmeti me disa nga vartësit e tij. Zhvillimi është tepër skandaloz rreth këtij rasti të zbuluar dhe të denoncuar, pasi që zbulohet se është skenar per motive korrupsioni, derisa me datën 10 mars të këtij viti, nga faqja e NPB-së ka dalë njoftimi për shprehjen e interesit për bashkëfinancim, pa asnjë detaj, duke e lanë vetëm dy ditë afat për aplikim, sipas të gjitha ligjeve, nuk ka asnjë rast ku afati ka qenë kaq i shkurtër, më pak se shtatë ditë, prandaj kjo çon në dyshim të bazuar për manipulim dhe kurdisje me skenar të paramenduar kriminal.

Grupi kriminal përreth Shpend Ahmetit e ka bërë llogarinë e përfitimit multi milionësh nga ky projekt sepse sikur që raportohet, dhe është vlerësuar, ndërmarrja Publike Banesore po vazhdon të jetë shënjestër e adrese e grupeve kriminale dhe paligjshmërisë, ku në fund të këtij mandati po pritet të grabisin aq sa munden edhe permes shpelarjes se parave te pista qe kane dore ne vlere prej 200 milion eura, sepse aty po parashihen 100 mijë metra ndërtim, 70 mijë metra mbitokësor dhe 30 mijë metra ndërtim nëntokësor, e nëse shihet vlera minimale e çmimit të tregut në atë zonë, i bie të jetë 200 milionë euro në tërësi ky projekt, ndërsa çmimi për metër katror është minimalisht 2 mijë euro për metër katror.

Se ky rast është një skenar i madh kriminal i përfitimit të një grupi teper mafioz përreth dhe te pashembullt i kryetarit Shpend Ahmeti në këtë fund mandati, e bënë të dyshimt fakti i zbuluar nga vetë drejtorit të pronës, sipas të cilit njëri nga aksionarët në këtë ndërmarrje NPB nga kjo marrëveshje do të përfitojë vetëm 30 përqind, kurse pjesën tjetër në kurriz të pronës publike dhe të qytetarëve, ata po tentojnë të përfitojnë një grup i ngushtë i këtij pushteti komunal dhe disa firmave fiktive apo anonime ndërtimore që do ta vjelin atë fitimin tjetër prej 70%. Kjo neglizhencë e mosndërmarrjes së masave të ashpra të luftimit të krimit ndaj një kryetari tanime te tejkriminalizuar për të cilin gati ditë e përditë zbulohen vepra kriminale të ngjashme i sjellin në dyshim ato premtimet e dhëna elektoratit parazgjedhor nga ana e partisë në pushtet, prandaj sa më parë duhet të ndermirën masa ligjore.

Prokuroria e krimeve të rënda duhet të zgjohet menjëherë dhe sa më parë ta fillon që ta heton këtë lidhje kriminale të Shpend Ahmetit dhe zyrtarëve të ndërmarrjes banesore me kompanitë e ndërtimit me regji te Dardan Sejdiut i cili per 8 vite thuhet se ishte dhe eshte “truri” i krimit te organizuar per shpelarjen e parave te pista ne nje vlere mbi 3 miliarde euro dhe shitjen e lejeve te ndertimit , pasi është një skandal i dëshmuar me qëllim të zhvatjes, sepse ka më shumë se dy vite që në të gjitha rastet e marrëveshjeve për ndërtime të mëdha ne tregun e Prishtines , biznesore e kolektive, vlerësimet bëhen 50:50, për pronarin e pronës/tokes ndertimore, qoftë pronë private apo publike dhe 50% për financuesin e ndërtuesin.

Për lexuesin e këtyre shkrimeve të shpeshta që shkruajmë për shumë veprime kriminale ndaj kryetarit Shpend Ahmetit, dhe kjo qever qendrore nuk ndërmerr veprimet adekuate ligjore permes ministrise respektive te MAPL-it per inicimin për burgosjen e tij dhe të tjerëve kush janë të involvuar në këto krime, diçka për qeveritaret aktuale sikur nuk është në rregull, dhe dyshimet negative për këtë qeveri mundë të rriten per cdo dite e jave ne vijim, prandaj është e mjaftueshme me atë çfarë është zbuluar deri më tani, dhe burgosjet gjithsesi duhen të fillojnë sa më parë, në të kundërtën po zbehen premtimet e kësaj qeverie te dhena me zotimin e saj për rendin dhe ligjin, për zero tolerancë kundër krimit e korrupcionit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".