Mungesë e shoferëve të kamionëve, vonohen vaksinat kundër gripit

  • E.K /
  • 04 September 2021 - 10:01
 Mungesë e shoferëve të kamionëve, vonohen vaksinat kundër gripit

Një nga furnizuesit më të mëdhenj të vaksinave të grupit në Britaninë e Madhe ka thënë se do të ketë vonesë në shpërndarjen e tyre për shkak të problemeve që lidhen me mungesën e vozitësve të kamionëve.

“Seqirus”, një nga kompanitë më të mëdha botërore për prodhimin e vaksinave kundër gripit, tha se i ka informuar klientët e vet rreth vonesave që mund të zgjasin deri në dy javë. “Jemi duke punuar fort për ta zgjidhur vonesën”, tha kompania.

Autoritetet publike shëndetësore në Angli thanë se pacientët e prekur nga vonesa e vaksinave do të kontaktohen nga mjekët familjarë, shkruan BBC.

Mjekët nuk e pritën mirë këtë lajm. “Ky është lajmi që ne vërtet nuk duam ta dëgjojmë”, tha Dr. Gary Howsam, nënkryetar i një shoqate të mjekëve familjarë.

“Me më shumë se 36 milionë njerëz që i plotësojnë kushtet për vaksinën kundër gripit këtë vit, mjekët kanë nevojë që zinxhiri furnizues të funksionojë si ora”, shtoi ai.

Mjekët tashmë po përballen edhe me shishe për testimin e gjakut. Ata theksuan se është thelbësore që grupet e rrezikuara të vaksinohen sa më herët që është e mundshme para sezonit të gripit.

(Kosova Sot Online)