Nënë e bijë varrosen në oborr, arsyeja do t’ju shokojë

  • E.K /
  • 04 September 2021 - 11:29
Nënë e bijë varrosen në oborr, arsyeja do t’ju shokojë

Policia ka zbuluar trupat e nënë bijë në një shtëpi në periferi të Çikagos. Efektivët kanë zbuluar këtë ngjarje të rëndë falë dëshmisë së një burri, që tha se trupat e nënës dhe motrës së tij ishin varrosur atje disa vite më parë.

Hetimi filloi kur policët u thirrën për të kontrolluar shtëpinë në Lyons, e cila ndodhet 19 kilometra në juglindje të Çikagos. Zyrtarët gjetën një shtëpi plot me mbeturina, jashtëqitje, pa ujë të rrjedhshëm dhe mësuan se dy vëllezër jetuan atje.

Shefi i policisë Thomas Herion tha se njëri prej vëllezërve zbuloi se nëna e tyre, e cila ishte në të shtatëdhjetat, vdiq kur motra e saj e shtyu nga shkallët, ndërsa motra e saj vdiq në vitin 2019 pas një sëmundjeje. Duke qenë se ata nuk kishin paratë e duhura për të kryer ceremonitë mortore, zgjodhën që të varrosnin të motrën dhe nënën në oborr.

(Kosova Sot Online)