202 të vdekur nga Covid-19 për dhjetë ditë në Kosovë

  • E.K /
  • 04 September 2021 - 13:24
202 të vdekur nga Covid-19 për dhjetë ditë në Kosovë

Kosova po vazhdon të përballet me një valë të egër të pandemisë së coronavirusit.

Varianti Delta i këtij virusi po del të jetë tepër vdekjeprurës për qytetarët e vendit tonë.

Dyqind e dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19 për vetëm dhejtë ditë në Kosovës.

Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e para për numrin e madh të infektimeve dhe të vdekjeve nga ky virus.

Edhe numri i rasteve aktive me këtë virus është I lartë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik aktualisht në Kosovë janë 26 mijë e 525 raste aktive.

Vetëm në 24 orët e fundit sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, janë shënuar 26 vdekje.
Po ashtu më 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri tani në Kosovë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës kurse 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Pas rritjes së rasteve së rasteve dhe vdekjeve Qeveria e Kosovës ka rikthyer në fuqi shumë kufizime. Nga fillimi i javës është rikthyer ora policore, është shkurtuar orari i gastronomisë, hyrjet dhe daljet në kufi janë më të kontrolluara, bartja e maskave është bërë obligative edhe kur ecën vet, është shtyrë fillimi i vitit të ri shkollor e shumë masa të tjera.

(Kosova Sot Online)