Vdes nga COVID-19 një foshnje tre javëshe në Kosovë

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 11:51
Vdes nga COVID-19 një foshnje tre javëshe në Kosovë

Një foshnje 3-javëshe ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Nga QKUK  tregojnë se foshnja ka vdekur mbrëmjen e ditës së djeshme. Ajo po merrte trajtim në Klinikën e Neonatologjisë, por që për shkak të infektimit me virus, ajo ka vdekur mbrëmë.

Foshnja thuhet se që në fillim kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pastaj ishte vendosur në ventilim mekanik.

Ajo ishte infektuar me virus nga familjarët e saj të cilët po ashtu ishin të infektuar.


(Kosova Sot Online)