Sherr për vendin e parkimit, nëna e re përplas me makinë dy persona

  • E.K /
  • 06 September 2021 - 12:00
 Sherr për vendin e parkimit, nëna e re përplas me makinë dy persona

Një nënë e re do të dalë përpara gjykatës në Liverpool pasi përplasi me makinën e saj Audi një person me të cilin po debatonte për vendin e parkimit në një restorant.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë makinën e bardhë që përplas dy njerëz, përpara se të godiste një mjet të parkuar, gjë që shmangu dhe dëmtimin e mëtejshëm.

Sipas policisë, 26 vjeçarja Gazwa Elnis bëri dhe rezistencë ndaj efektivëve në momentin që u arrestua.

(Kosova Sot Online)