Mbi 2 mijë e 200 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-covid

  • E.K /
  • 06 September 2021 - 12:03
Mbi 2 mijë e 200 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-covid

Policia po vazhdon të dënojë qytetarët që nuk po respektojnë masat anti-COVID, të cilat hynë në fuqi javën që lamë pas.

Në raportin e fundit 24 orësh të policisë, njoftohet se janë shqiptuar dy mijë e 223 gjoba për mosrespektim të ligjit për COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe një mijë e 109 gjoba trafiku.

25 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, ndërsa 16 janë dërguar në mbajtje.

Gjendja e krijuar me pandeminë në Kosovë, po vazhdon të jetë e rëndë.

Sipas të dhënëve të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm në Prishtinë janë katër mijë e 965 raste aktive me COVID-19, nga afro 26.688 sa janë total në Kosovë.

Pas Prishtinë është Prizreni me dy mijë e 627 raste aktive, e pasojnë Ferizaj e Peja me një mijë e 667 dhe një mijë e 665 raste aktive.

(Kosova Sot Online)